Në janar, bota e artit ka parë se si koleksionisti dhe bankari Jaime Botin u dënua me 18 muaj burg për kontrabandim jashtë Spanje të veprës së Pablo Picassos, “Koka e një grua të re” (1906). Por, ai tash do të ballafaqohet me pasoja tjera.
Gjykata e Spanjës ka shtuar dënimin e tij me burg, ndërsa ka ngritur vlerën e gjobës. Botini, i cili më parë është dashur të paguajë 52.4 milionë euro, tash duhet të paguajë 91.7 milionë euro si dhe të qëndrojë tri vjet në burg.
Botini që udhëheq bankën “Grupo Santander”, u akuzua për kontrabandim të pikturës të vlerësuar me 27.4 milionë dollarë, katër vjet më parë. Më 2015, piktura e cila nga Ministria e Kulturës së Spanjës është shpallur si thesar kombëtar që nuk guxon të dalë jashtë vendit, është gjetur në jahtin e Botinit në Korsikë të Francës. Ai u dënua edhe pse deklaroi se nuk donte ta shiste, por ta dërgonte për restaurim në Gjenevë. /Telegrafi/