Site icon Telegrafi

Dënim me kusht për Jordan Risteskin, i akuzuar për “Dhunën në Qendër”

Jordan Risteski, i cili në seancën e djshem prenoi fajin për lëndën “Dhuna në Qendër” është dënuar me dënim me kusht 6 muaj burg – i cili do të zbatohet nëse në dy vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale.

Ky është aktgjykimi i dytë për këtë lëndë, pasi më parë edhe i akuzuari Tomisllav Llazarov pranoi fajin dhe u dënua me kusht me 6 muaj burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dënuari dhe Prokuroria Speciale thanë se nuk do të ankohen për aktgjykimin.

Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe disa këshilltarë të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version