Katër kompani për prodhimin e materialeve farore u dënuan nga Inspektorati shtetëror për bujqësi me dënime prej 30 deri në 50 000, për shkak të parregullsive të regjistruara në punë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Inspektorati i përforcon kontrollet në terren. Kryen vrojtim të punës së prodhuesve që nga fillimi i procesit e deri në plasmanin e materialit faror, me qëllim që bujqve tu mundësohen farëra cilësore.
“Në 5 -6 muajt e fundit inspektorati i ka kushtuar vëmendje të madhe prodhimit të materialeve farore. Nga gjithsej 21 prodhues të regjistruar tek katër firma janë konstatuar parregullsi në punë edhe atë në paketim dhe deklarime për të cilën arsye janë sanksionuar dhe u janë shqiptuar dënime“, ka deklaruar drejtori i Inspektoratit, Cvetan Tripunovski.
Të gjithë prodhuesit kanë obligim ta njoftojnë Inspektoratin për kohën e grumbullimit të grurit, që organet kompetente të mund të kryejnë kontroll të cilësisë dhe sasisë e cila është paraqitur si material faror.
Prej këtij viti janë vendosur edhe kontrolle të veçanta të jashtëzakonshme./Telegrafi/