Denik Prizreni ka folur rreth dy dashurive muzikore që i ka në jetë.
Ai njihet si solisti i Filarmonisë së Kosovës, por kohë pas kohe këndon edhe muzikë të përfilltë shqipe.
Prizreni ka qenë mysafir i emisionit Reload të RTV Dukagjinit, duke thënë se nuk do të sjell ndonjë videoklip, transmeton Telegrafi.
“Pavarësisht të dyja muzikës janë të njëjta për mua. Por koncertet e Filarmonisë së Kosovës janë më të mundimshme dhe kur merr duartrokitje, është ndjenë e pa përshkuar. Shkaku i operës unë nuk kam sjell asnjë këngë timen, pasi që atëherë nuk do të jem vetvetja”, ka thënë Prizreni.
Ai më tutje ka thënë se muzika është bërë biznes, por opera është një gjë e shenjtë. /Telegrafi/