Denik Prizreni është një ndër këngëtarët më të angazhuar gjatë verës me koncerte.
Pas shumë sukseseve anekënd Kosovës dhe diasporës, ai do të jetë edhe më afër fansave.
Ai ka filluar incizimet e këngëve për albumin e parë, i cili është i ndarë në dy blloqe me nga pesë këngë.
Madje, Prizreni ka pohuar se albumin do ta dhurojë falas dhe do të jetë gati në fillim të muajit dhjetor.
“Sot filloj incizimi (audio) i albumit tim të parë të quajtur SOGNO ( Ëndrra ) album ky i ndarë në dy blloqe, në 5 arie operistike dhe 5 këngë të zgjedhura nga perlat e muzikës shqiptare. Ky album do të jetë i gatshëm në fillim të muajit dhjetorë,dhe do ta dhuroj falas”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Deniku.
Gjithashtu këngëtari ka pohuar se këtë ëndërr të kamotshme e ka bërë realitet Pellumb Ballata nga “Homebase Sound , pianisti, Agron Shujaku si dhe dirigjenti dhe pianisti, Edon Ramadani.
Kujtojmë se këngëtari është edhe bariton i Filarmonisë së Kosovës, ku ka prezantuar Kosovën në shumë koncerte botërore. /Telegrafi/