Site icon Telegrafi

Denik Prizreni përkujdeset për disponimin e Agnesa Vuthajt dhe Vesa Lumës (Foto)

Agnesa Vuthaj është rikthyer prej Malinas së Filipineve, ku ishte e pranishme me rastin e ‘Miss Universe’ me bukuroshen argjentinase që e përfaqësonte Kosovën, Camila Barazza.

Duket se Agnesës i ka munguar jeta e natës së kryeqytetit kosovar të Prishtinës.

Bukuroshja është argëtuar me këngëtaren Vesa Luma në një prej lokalet e natës, transmeton Telegrafi.

E për disponimin dhe humorin e tyre u përkujdes këngëtari prizrenas Denik Prizreni.

Ndryshe, treshja e lartpërmendur janë miq të mirë dhe shpeshherë shihen në krah të njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version