Site icon Telegrafi

Dënohet një firmë greke, dyshohet për larje parash përmes Maqedonisë

Agjencia Evropiane për Luftë Kundër Korrupsionit – OLAF e ka dënuar kompaninë greke ”Aktor” me 50 milionë euro për mashtrim dhe shpërlarje parashë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky rast ndërlidhet me ndërtimin e autostradës ”Demir Kapi – Smokvicë”, ndërkaq lajmi bëhet i ditur nga mediat greke ”Prototema” dhe Kathimerini”.

Përndryshe, kjo kompani e fitoi tenderin në vitin 2012 për ndërtimin e 28 kilometër rrugë. Në vitin 2014, edhe LSDM-ja kishte reaguar në lidhje me të njëjtën firmë, duke akuzuar se janë tërhequr në mënyrë të jashtëligjshme 3.5 milionë euro nga kjo kompani./Telegrafi/

Exit mobile version