Xhevdet Ferri, artisti që u nda dje nga jeta, ka rrëfyer pengun e tij të madh në intervistën e tij të fundit.
“Ajo që mua më shqetëson pa masë është që në total shoqëria shqiptare e ka denigruar figurën e artistit, duket sikur nuk i duhet më. Pas viteve 1990 e këtej duket sikur produkti ynë nuk vlen më në treg. Unë di shumë njerëz që bëjnë televizion dhe punë të tjera që jetojnë shumë më mirë se sa më të mirët e atyre që bëjnë art, dhe kur them art e kam fjalën për artin e vërtetë, dhe jo për shou, atë për të vetëquajturin art dhe artist. Kjo me dhemb dhe kjo do demotivojë jo vetëm gjeneratat që janë artistë, por edhe prindërit që t`i financojnë dhe mbështetin fëmijët e tyre që t`i bëjnë artistë profesionistë të vërtetë, do t`i demotivojë edhe fëmijët vetë për të hyrë në një biznes të dëshpëruar”, tha Xhevdet Ferri dy vjet më parë.