Telegrafi

Deni Hoxha nis Iniciativën Shqiptare për Lidership në Universitetin Harvard me të ftuar special

Që prej vitit 2020, në Universitetin Harvard do të tregohen histori shqiptare suksesi në media, biznes, shkencë dhe shërbim publik. Njoftimin e ka bëre studenti dhe themeluesi i shoqatës studentore në Harvard, Deni Hoxha. Nëpermjet një postimi ne Twitter, Deni Hoxha shkruan “Në dy muajt e fundit, jam përpjekur të filloj një iniciativë të re në Harvard. Quhet Iniciativës Shqiptare për Lidership dhe do të sjellim shqiptarë të suksesshëm dhe interesantë në Universitetin e Harvardit.”

Gjithashtu, Hoxha shton “Kur isha i vogël nuk kishte shumë shëmbuj famshëm shqiptare megjithatë kombi ynë ka aq shumë talent dhe unë jam i lumtur që filloj ta ndaj atë në Harvard! Ne do të organizojme seminare dhe bisedime të ndryshme për të ndarë me Harvard-in histori suksesi në biznes, media, shkenca dhe më shumë.”

Deni Hoxha ështe një student shqiptar në Universitetin Harvard. Ai themeloi Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard në 2017 dhe vazhdon të ndërgjegjësoi komunitetin e Harvard-it për çështjet shqiptare. Deni gjithashtu është edhe drejtues i organizatës “Team Albanians” ku promovon vlerat dhe turizmin shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë.

Tre të ftuarit e parë do të jenë Mario Dedivanovic, artisti i famshëm i kozmetikës i njohur për punën e tij me Kim Kardashian, më pas Emina Cunmulaj, modela dhe filantropja shqiptare dhe në fund sipërmarrësi Gezim Gashi. Biletat gjenden në faqen halis.eventbrite.com

Mario Dedivanovic në Instagram shkruan: “Një ëndërr tjetër bëhet realitet! Kjo është një e madhe për mua. I ftuar të flas në UNIVERSITETIN HARVARD! @harvard – Unë nuk jam i denjë, por unë do të jem atje me siguri. Faleminderit për shoqatën e Studentëve të Harvardit dhe Shkollën e Biznesit Harvard @harvardhbs për këtë mundësi të jashtëzakonshme. Nuk mund të pres që të jem në atë skenë.”