Telegrafi

Dendoncker pret ofertën e Unitedit

Getty Images

Leander Dendoncker ua ka bërë me dije shefave të Manchester Unitedit se është i gatshëm të kalojë në Old Trafford.

22-vjeçari është kërkuar nga Djajtë e Kuq gjatë verës, ndërsa në një prononcim është shprehur i gatshëm që të veshë fanellën e Unitedit.

Mesfushori ka bërë 126 paraqitje për Anderlechtin prej se debutoi në vitin 2013, mirëpo tash ka vendosur të largohet nga Belgjika.

Jose Mourinho e ka kërkuar mesfushorin gjatë verës (Getty Images)

Jose Mourinho shprehu interesim të madh për Dendoncker para sezonit 2017/2018 kur ishte në kërkim të një mesfushori defensiv, mirëpo klubi e transferoi Nemanja Maticin.

“Po të ishte aq konkrete sa është thënë, nëse më duan me çdo kusht, unë tashmë do të isha atje”.

Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha evropiane pas mesfushorit belg

“Kur luan për Anderlechtin dhe e ke shansin të shkosh atje, nuk heziton, por edhe Anderlechti e ka fjalën e vet. Duhet të pajtohen të gjithë”, ka thënë Dendoncker për Sport/Foot.

Anderlechti ka kërkuar rreth 34 milionë funte (38 milionë euro) për lojtarin dhe ai e ka të qartë pse klubi ka vënë çmim aq të lartë.

Shumë klube kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin (Getty Images)

“Që një klub të paguajë për atë që kërkon duhet të jetë konkretisht i interesuar. Nëse Anderlechti ka kërkuar shumë para, është sepse e kanë ditur se do të jetë vështirë dhe në atë pjesë të vitit, çmimi ishte i ekzagjeruar”, ka shtuar Dendoncker.

Paris Saint-Germaini është një prej klubeve tjera që i kërkojnë shërbimet e mesfushorit belg. /Telegrafi/