Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në fjalimin e tij në Kuvendin e Greqisë, gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit të ardhshëm, tha se “me Maqedoninë e Veriut i thellojmë marrëdhëniet, por nuk do të tolerojmë të shfaqet interpretimi jo i plotë i marrëveshjes”.
Dendias foli për të gjitha aspektet e politikës së jashtme të Greqisë, ndërsa sa i përket Ballkanit theksoi se vendi tani paraqitet si vend stabil dhe i fuqishëm dhe si themel i stabilitetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E përkrahim perspektivën integruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor. I thellojmë marrëdhëniet me Maqedoninë”, tha Dendias./Telegrafi/