Telegrafi

Dendias për vizitë në Shkup, Greqia është nënshkruese e letrës për nisjen e bisedimeve në mars

Të martën në Shkup arrin shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, i cili në intervistë për radion greke ‘Real fm’ deklaroi se nuk është i sigurt nëse do të mund të ndryshohet qëndrimi i Francës por se do të përpiqen disa herë.

Dendias dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i angazhuar për diplomaci ekonomike, Kostas Frankojanis në 26 nëntor arrijnë në Maqedoni, ndërsa zëdhënësi i MPJ-së greke, Aleksandros Genimatas theksoi se një nga temat do të jetë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dendias para vizitës së tij në Shkup vërtetoi qëndrimin e Greqisë e që është përkrahje në zgjerimin e BE-së për shkak se kjo është në interesin e Evropës dhe Greqisë.

Ai tashmë kishte takim me Dimitrovin në Bruksel ndërsa javën e ardhshme në Athinë arrijnë edhe ministri i jashtëm i Punëve të Jashtme të Holandës. Holanda ishte njëra ndër tre vendet që thanë ‘jo’, kurse Dendias deklaroi se do të vizitojë Danimarkën dhe planifikon takim edhe me francezet./Telegrafi.