Telegrafi

Dendias paralajmëron korrigjim të marrëveshjes së Prespës

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias në një intervistë për radion greke “Real FM” tha se ai pajtohet me komentin se “disa dobësi të marrëveshjes së Prespës do të korrigjohen”, por që Greqia do të ketë një mundësi të tillë vetëm kur Maqedonisë t’i caktohet datë për fillimin e negociatat të pranimit.

“Atëherë do të kemi mundësinë, përmes kapitujve që do të hapen të sqarojmë, sepse nuk dua askujt t’i bëjë presion, të shpjegojmë sepse disa gjëra duhet të korrigjohen”, tha ministri i jashtëm grek.

Dendias tha se Greqia mbështet zgjerimin e BE-së sepse “është në interes të Evropës dhe Greqisë”, por që fqinji jugor nuk ka fuqi të mjaftueshme për të ndryshuar politikën dhe kërkesat e Francës./Telegrafi/