Nikos Denedias, Ministri i Jashtëm grek, në fjalimin e tij në Kuvendin grek, duke paraqitur prioritetet e diplomacisë greke, në një rishikim të Marrëveshjes së Prespës tha se “nuk do të ketë tolerancë për fenomenet e pajtueshmërisë jo të plotë me Shkupin”.
“Pozita jonë është e njohur, ne e kemi shprehur atë si opozitë. Marrëveshja duhej të përfundonte në një mënyrë më të dobishme për interesat tona kombëtare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zvogëluar pasojat negative. Ne do të përpiqemi të thellojmë marrëdhëniet tona me fqinjin tonë verior, si pjesë e një bashkëpunimi reciprokisht të dobishëm. Por ne nuk do të tolerojmë fenomene e papajtueshmërisë jo të plotë”, tha Dendias.
Ai para deputetëve paraqiti qëndrimet e politikën e jashtme dhe i adresoi në mënyrë të veçantë të gjitha temat, përfshirë edhe marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/