Site icon Telegrafi

Dendias: I kemi dhënë rëndësi të veçantë zbatimit të tërësishëm të marrëveshjes së Prespës

Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor nëse plotësohen kushtet, dhe për Maqedoninë e Veriut i kushtojmë një rëndësi të veçantë zbatimit të plotë dhe të vazhdueshëm të marrëveshjes së Prespës, tha Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pas takimit me homologen e tij bullgar në Sofje, Ekaterina Zakharieva, njofton korrespondentja e AIM nga Athina.

“Si një shtyllë e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan, Greqia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e politikës së zgjerimit të BE-së. Ne inkurajojmë dhe mbështesim perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me kusht që të përmbushen kriteret dhe kushtet e caktuara të përshtatshme. Në këtë kontekst dhe në raport me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë zbatimit të plotë dhe të qëndrueshëm të marrëveshjes së Prespës”, tha Dendias.

Ministri i jashtëm grek tha se Bullgaria dhe Greqia janë “partnerë të ngushtë dhe aleatë” dhe luajnë një rol të madh në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe po bëjnë çdo përpjekje për të kontribuar në perspektivën evropiane të fqinjëve të saj./Telegrafi/

Exit mobile version