Telegrafi

Dendias: Javën e ardhshme me nismë të Shkupit dhe Athinës, takim për kthim sa më të shpejtë në normalitet

“Javën tjetër, me nismën e përbashkët të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të mbahet video konferencë e re me kolegët e mi nga Ballkani dhe vendet fqinje evropiane për koordinim më të mirë për kthim sa më të shpejtë të normalitetit socio-ekonomik, natyrisht me ndihmën e BE-së, pas periudhës me masa kufizuese për shkak të pandemisë”.

Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në deklaratë me shkrim pas takimit në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton AIM, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, mes tjerash, shpjegoi se video konferenca e sotme u përqendrua në nismat e Bashkimit Evropian për rajonin, si dhe në rezultatet e Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

“Vendimi i krerëve të qeverive për të përforcuar zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor në menaxhimin me pandeminë, përveç solidaritetit të BE-së në praktikë, nxori në pah rëndësinë strategjike dhe marrëdhëniet e privilegjuara të këtij rajoni me Bashkimin Evropian”, shtoi Dendias në deklaratë./Telegrafi/