Site icon Telegrafi

Dendias: Greqia përkrah rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Dendias bëri të ditur se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Por jo vetëm, sepse ka edhe fusha të tjera në të cilat do të bashkëpunojmë në të ardhmen. Greqia është e përkushtuar në nismën Ballkani të mbetet lartë në agjendën evropiane. Ne e përkrahim fuqishëm edhe dialogun dhe shpresojmë se ai do të rezultojë me një zgjidhje që do ta stabilizonte rajonin”.

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se me ministrin grek janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha, duke lënë pas përvojat e hidhura të së kaluarës.

Exit mobile version