Zgjerimi i BE-së dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një nga temat e diskutuara nga Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Greqisë, Heiko Maas dhe Nikos Dendias sot në takimin e tyre në Berlin, informon AIM nga Athina.
“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Vendi im, shteti më i vjetër anëtar i BE-së në Evropën Juglindore, ka mbështetur gjithmonë perspektivën evropiane të fqinjëve tanë, natyrisht nën parakushtin e asnjë shmangie, për të përmbushur kriteret dhe kushtëzimin, rregullat që sigurisht zbatohen dhe vlejnë për të gjithë ne”, tha Dendias,
Ai shtoi se i kishte theksuar homologut të tij gjerman vullnetin e Greqisë për të vazhduar të luante rolin e shtyllës së stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e gjerë./Telegrafi/