Site icon Telegrafi

Denari i Maqedonisë, si ka ndryshuar ndër vite (Foto)

Kanë kaluar 20 vite që kur Maqedonia përdor dizajnin e tanishëm të valutës së saj, denarit. Pas pavarësimit të vendit, Maqedonia përdori përkohësisht të ashtuquajturat bonot me vlerë, të gjitha me dizajn të njëjtë, por me ngjyrë të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një vit më vonë, Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) lëshoi në përdorim para me elemente mbrojtëse në letër, por me dizajn të ndryshëm nga paratë që sot i përdorim.

Deri tani, në Maqedoni ka gjashtë kartëmonedha, 10, 50, 100, 500, 1000 dhe 5000 denarëshe. Kjo e fundit është pak e njohur, për shkak të flerës së madhe.

Më shpesh janë përdorur kartëmonedhat 10 dhe 1000 denarëshe, kurse më pak është përdorur ajo 50 denarëshe. Për 20 vjet janë shtypur rreth 480 milion kartëmonedha të të gjitha llojeve.

Kartëmonedhat e reja prej 200 dhe 2000 denarëve pritet që të lëshohen në përdorim në fund të këtij viti dhe fillim të vitit 2017./Telegrafi/

Exit mobile version