Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Koruupsionit në bazë të disa informacioneve do të hap lëndë kundër tashmë ish-drejtorit të Fondit të shëndetësisë, Den Donçev.
Siç informon “Fokus”, Donçev ka marrë tre milionë denarë për shërbime konsultimi nga një kompani në Australi, përmes një kompanie vendore e regjistruar në fshatin Murtino të Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ai nuk i ka paraqitur të ardhurat shtesë. Punojmë në rastin që t’i dëshmojmë të ardhurat që i ka realizuar, nëse është e saktë apo jo, dhe nëse ka elemente nga ana jonë, do të ngritim kallëzim kundërvajtës për mos- paraqitja të të ardhurave shtesë”, tha Biljana Ivanovska- kryetare e Antikorrupsionit.
Den Donçev është edhe nën hetimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Donçev 10 ditë më parë dha dorëheqje nga posti drejtor i Fondit shëndetësor. Zyrtarisht ai tha se u tërhoq për shkaqe private. Në këtë funksion erdhi në vitin 2017, pas ndërrimit të pushtetit./Telegrafi/