Site icon Telegrafi

Den Donçev: PSP-ja të hetojë se si Ljube Boshkoski u gjykua me dëshmitarë të rrejshëm

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e parë zgjedhore, Den Donçev, nga koalicioni “OBRM për Maqedoninë”, me ekipin e tij ka pasur takime me qytetarët e Komunës së Karposhit, dhe Vodnos, si dhe para PSP-së ka dhënë deklaratë për mediat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë që PSP-ka të hetojë rastin e arrestimit dhe procesit gjyqësor të Ljube Boshkoskit. Gjithë kemi pasur mundësinë, që përmes bombave të dëgjojmë se si qeveria i ka realizuar arrestimet. Kemi prova konkrete se njeriu që duhej të ishte ligjërisht dëshmitari i mbrojtur, nuk është ai që u paraqit në gjykatë”, ka thënë mes tjerash Den Donçev.

Ai gjithashtu ka thënë se PSP-ja është vija e kuqe nga e cila nuk ka shpëtim, dhe se ajo duhet ta mbarojë punën e vete profesionalisht dhe me drejtësi./Telegrafi/

Exit mobile version