Sipas informatave nga a1on.mk, Den Donçev është kandidati më i mundshëm për drejtor të ri të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ai duket si personi më i favorizuar nga udhëheqësie e LSDM-së për të udhëhequr njërin nga institucionet me buxhet më të lartë të shtetit me të cilin ende po udhëheq Sasho Stefanovski, kuadër i OBRM-PDUKM-së, por duhet të pritet vendimi zyrtar i Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Donçev është aktiv në vend gjatë secilit rreth zgjedhor dhe për herë të fundit ishte kandidat i koalicionit ‘OBRM për Maqedoninë’ ku edhe ishte shef i shtabit zgjedhor.
Ai mbahet mend si dëshmitari kyç në mbrojtjen e Zoran Zaevit, të cilit gjykata nuk i lejoi të dëshmojë, edhe pse zëri i tij u identifikua në incizim si ndërmjetësues mes udhëheqvsit të OBRM-PDUKM-së dhe afaristit serb Jovica Stefanoviq-Nini. Avokati i Gruevskit këtë e kundërshtoi duke thënë se Donçev është person që vjen nga fshati i njejtë me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe se në të kaluarën ka qenë funksionar në parti./Telegrafi/