Site icon Telegrafi

Demush Haziri provohet në Zvicër

Zyrtarët e klubit futbollistik nga FC Servette nga incizimet që i kanë parë për këtë lojtar kanë mbetur jashtëzakonisht të kënaqur dhe menjëherë kanë filluar përgatitjet për ta transferuar te klubi i tyre.

Ai prej të enjtes është në Zvicër, ku edhe do të fillojë me provat finale.

Deri më tani Demush Haziri ka qenë pjesë e klubit futbollistik U18 të FC Gjilani dhe ka pasur rolin e qendërsulmuesit.

Ai beson se do të tregojë kualitetet e tij në këtë klub dhe një ditë të jetë në nivelin e lojtarëve të mëdhenj.

Haziri nga Zhegra e Gjilanit, si 16 vjeçar ka qenë i vetmi pjesëmarrës nga Kosova në Edicionin e Katërt të Milan Junior Camp që ishte organizuar në vitin 2011 nga kampioni i Italisë AC Milan dhe e përkrahur nga kompania Taçi Oil nga Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version