Nuk është fizikan e as elektricistë, por ka disa vite që bën shpikje të ndryshme. Në punëtorinë e tij të vogël, ka krijuar disa mjete shpikëse. E ky i fundit është një aparat hulumtues i cili dallon gjësende të cilat janë me molekula organike, deri në 150 metra nën tokë.
Është ky Demush Beqiri nga Fshati i Vjetër i Ferizajt, i cili ka thënë se ky aparat do t’i hyjë në punë gjithë njerëzimit.
“Është një zbulim i pazakonshëm. Për njerëzimin ndoshta është i pakuptueshëm, mirëpo ky aparat bën gjurmimin e çdo materieje organike”, tregon për RTV Dukagjinin, Demush Beqiri.
Për të krijuar këtë aparat të vogël, iu deshën tre muaj kohë.
“Truri i zgjuar ” siç e quan Beqiri këtë mjet është në gjendje të dallojë objekte në 800 metra largësi, mjafton që ai të komandojë.
“Unë kam huazuar edhe aparate të ngjashme nga amerikanët, por ky i imi lë larg ato”, shton më tej Beqiri, përcjell Telegrafi.
Përveç arit, argjendit e objekteve të cilat përmbajnë molekula, ajo mund të bëjë dallimin edhe të gjetheve të ndryshme të pemëve.
Demush Beqiri, ka thënë se nuk do të ndalet. Në plan ka që të fillojë edhe një tjetër mjet shpikës./RTV Dukagjini/Telegrafi/