Site icon Telegrafi

Dëmtoi veturën e huaj, duke dashur ta demolonte atë të partnerit që e tradhtoi (Foto)

Christine Ann Potten nga Somerset i Anglisë, e mllefosur me të dashurin që e ka tradhtuar, deshi t’i hakmerrej duke ia dëmtuar veturën.

Por, 38-vjeçarja ka goditur dhe thyer një tjetër Peugeot 307, që ishte e njëjtë me atë të partnerit të saj, transmeton Telegrafi.

E dehura ka ndaluar së godituri makinën, vetëm kur një fqinj ka dalë në dritare dhe i tregoi se kishte ngatërruar veturën.

Shenjat e gjakut, që i piknin nga gishtërinjtë e prerë gjatë aksidentit, kanë mbetur rrugës deri në banesën e saj, duke iu ndihmuar shumë forcave të rendit.

Për veprimet që ajo i ka pranuar menjëherë, pritet të paraqitet së shpejti para drejtësisë, ndërsa detyrohet të paguajë të dëmtuarin afro 500 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version