Sot (22.07.2022) nëpunës policorë të Stacionit Policor Qendër pranë SPB Shkup e kanë arrestuar S.A. (48) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimeve të qytetarëve të pranuar më ora 07:25 minuta dhe 07.40 minuta, sipas të cilave në garazhë në kate në afërsi të qendrës tregtare në rajonin e Qendrës janë kryer dëmtime të automjeteve.
Nëpunës policorë menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është konstatuar se bëhet fjalë për dëmtimin e 18 automjeteve të cilat kanë qenë të parkuara në garazhën në kate, sipas informatave të zëdhënëses së MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.
Është realizuar inspektim nga ana e ekipit inspektues, kurse pas ndërmarrjes të masave plotësuese është vërtetuar personi i cili i ka kryer këto dëmtime, ai është arrestuar në stacionin policor dhe me të njëjtin është realizuar bisedë zyrtare.
Për rastin në fjalë është informuar edhe Prokurori Publik me urdhëresat e të cilit vepra është klasifikuar dhe ndiqet sipas padisë private, kurse nga ana e MPB-së do të ndërmerren të gjitha masat për dokumentimin e veprës.