Site icon Telegrafi

Dëmtoi kopshtin e dekoruar me kujdes, duke nxjerrë lule me rrënjë (Video)

Mathew Jones dhe Kirsty Dykes, mbetën të dëshpëruar kur hapën derën e shtëpisë dhe panë se në oborrin e tyre që ndodhet në Cheshire të Anglisë, ishin vjedhur lulet me rrënjë.

Bashkëshortët që i mbollën me kujdes, u nervozuan kur panë se iu ishin vjedhur lulet për të cilat shpenzuan rreth 100 euro, transmeton Telegrafi.

“Nuk është problemi i të hollave, por kemi bërë punë të gjatë dhe me përkushtim, që të kemi kopshtin që kemi dashur gjithmonë. Sikur të na kërkonte, do t’ia blinim”, ka thënë Dykes.

Kamerat e sigurisë, e kanë filmuar një grua që kishte marrë lopatën dhe një qese, për të hyrë ngadalë që t’i vjedhë bimët.

Të frikësuar se ajo mund ta përsëritë këtë veprim, ata shpërndanë pamjet në përpjekje që ta identifikojnë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Xs6zEQH9t3I

Exit mobile version