Telegrafi

Dëmtoi atletet e shtrenjta dhe i ktheu në vepër arti, për t’i blerë këpucë fëmijëve të varfër (Video)

Artistja CJ Hendry i ka zhytur një palë atlete që kushtojnë dhjetëmijë dollarë në ngjyrë dhe më pas i ka fotografuar, teksa ishin duke pikur.

Këtë vepër arti ajo e ka shitur dhe me paratë që janë mbledhur, ka blerë mbi njëmijë palë këpucë për fëmijët që kanë kushte të vështira jetese, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që Hendy merret me bamirësi, pasi me paratë e mbledhura nga shitja e këtyre punimeve, iu ka dalë njerëzve në ndihmë.

Pos që ka aftësi të mahnitshme të vizatimit, artistja ka krijuar disa projekte me të cilat ka protestuar kundër përdorimit të dhunës.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni vizatimet e saj, të cilat ngjajnë shumë me modelin origjinal. /Telegrafi/