Site icon Telegrafi

Dëmtohet zyra e selisë së LSDM-së në Gostivar

Kryerës të panjohur me gurë dhe pllaka betoni kanë thyer xhamat në hyrjen e selisë së LSDM-së në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri te dëmtimi i xhamave në pjesën e hyrjes së selisë së degës së LSDM-së në Gostivar, që ndodhet në katin e parë të QT “Javor” në rrugën “Ilinden”, ka ardhur rreth orës 1 e 30 minuta, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë. Persona të panjohur, duke hedhur gurë dhe pllaka betoni kanë thyer tre xhama me dimensione 130 me 200 centimetra.

Ekip i policisë së Gostivarit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe ka evidentuar dëmtimet mbi zyrën e LSDM-së në Gostivar dhe punohet në zbulimin e kryerësve dhe zbardhjen e motiveve për një vepër të këtillë./Telegrafi/

Exit mobile version