Telegrafi

Dëmtohet një gyp i madh i ujit në Prishtinë, “Agim Ramadani” dhe dy rrugë mbesin pa ujë

Foto: Ilustrim

Gypi kryesorë i furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Agim Ramadani” është e dëmtuar, duke bërë që rrugët një pjesë e kësaj zone bashkë me rrugët “Tringë Smajli” dhe “Bajram Kelmendi” të mbesin pa ujë.

Këtë e ka bërë të ditur, KRU “Prishtina”, të cilët thonë se dëmtimi i këtij gypi në orët e mbrëmjes të së dielës, ka bërë të detyrueshme ndërprerjen e furnizimit me ujë për këto zona.

“Rrjedha e ujit është e madhe dhe linja e tubit është në të njëjtin kanal ku janë të vendosura edhe kabllot e tensionit të lartë”, thuhet në njoftimin dërguar nga Arjeta Mjeku, zëdhënëse në KRU “Prishtina”.

“Ekipet e mirëmbajtjes së KRU ‘Prishtina’ sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e zonave të lartëcekura!”, thuhet më tej në njoftimin nga Mjeku.