Një autobus i trafikut urban është dëmtuar sonte në Prishtinë, ku po festohet festa e Halloween-it.
Lidhur me këtë ka reaguar “Trafiku Urban” në Prishtinë, ku nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook thekson se është ndërprerë qarkullimi i autobusëve që nga ora 21:15.
“Informim për ndërprerje të qarkullimit të autobusëve të NPK “Trafikut Urban” Prishtinë Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërprehet qarkullimi në ora 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Facebook i cili ka thënë se kështu nuk festohet Halloween askund.
“Kështu nuk festohet Halloween askund!
Festa është e fëmijëve me ? ? ?.
Mos gjuani makinat”, ka shkruar ai./Telegrafi/