Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar qëllimisht ndriçimin publik në komunën e Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.
Muharremaj u ka bërë apel policisë dhe organeve kompetente që të patrullojnë më shumë tek kjo zonë.
Postimi i plotë:
Ndriçimi është dëmtuar rëndë në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë.
Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapësirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre.
Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë. /Telegrafi/