Site icon Telegrafi

Dëmtohet linja kryesore e furnizimit me ujë në “Muharrem Fejza”

Foto: Ilustrim

Mesditën e së shtunës, gjatë punimeve në Rrugën “Muharrem Fejza” është dëmtuar linja kryesore për furnizimin me ujë në këtë zonë.

Sipas njoftimit të KRU Prishtina, ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marrë me sanimin e dëmeve.

Ata kanë thënë se sanimi mund të zgjas deri në ora 14:30.

“Prishtinë, 23 tetor – Kompania ” Rahovica” kontraktor i komunës së Prishtinës sot rreth orës 12:00 duke realizuar punimet e tyre dëmtuan linjën kryesore të furnizimit me ujë për zonën e rrugës ” Muharrem Fejza” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Sipas informacioneve nga ana e tyre sanimi mund të zgjasë deri afërsisht  sot në orën 14:30”, njoftoi Arjeta Mjeku nga KRU “Prishtina”. /Telegrafi/

Exit mobile version