Gjatë dhjetë ditëve të kaluar nga persona të panjohur me gur janë dëmtuar shtatë dritare t kishës “Shën Atanasij” e cila gjendet në kalanë e Tetovës njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski.
Sipas informacioneve të tij, dëmi material llogaritet rreth gjashtë mijë euro.
Dëmet e dritareve i kanë lajmëruar dje rreth orës 13:00 nga personi përgjegjës i kishës D.N. (45) nga Tetova./Telegrafi/