Telegrafi

Dëmtohet imazhi i R.Kelly, akuzohet për ngacmim seksual të një vajze të mitur

NEW YORK, NY - SEPTEMBER 25: R. Kelly performs in concert at Barclays Center on September 25, 2015 in the Brooklyn borough of New York City. (Photo by Mike Pont/Getty Images)

R. Kelly po vazhdon të këndojë, por lëvizja “MeToo” po e akuzon këngëtarin për ngacmim seksual.

Gjersa këngëtari po përgatitej për një koncert të planifikuar për të premten mbrëma (sot) në Karolinën e Veriut, ai po akuzohet vazhdimisht për sjellje të keqe seksuale dhe kjo po e dëmton reputacionin e tij.

Në fakt, akuzat janë riaktualizuar pasi që edhe në vitin 2008, amerikani u raportuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Por, menaxhmenti i këngëtarit ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e lëvizjes që bënë thirrje pvr denoncimin e rasteve të ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

“Ai është i pafajshëm pasi që akuzat janë të rreme. Është një fushatë e vazhdueshme e drejtuar nga armiqtë që kërkojnë të përfitojnë. Ai kurrë nuk është dënuar për një krim, as ka ndonjë padi penale kundër tij”, shkruan në reagimin e menaxhmentit.

Mbetet të shihet se do të rrjedh ngjarja pasi që në të kaluarën ka pasur akuza të tilla ndaj 51-vjeçarit, por kurrë nuk u vërtetuan.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe koncerte të tjera gjatë këtij viti anembanë globit. /Telegrafi/