Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Sipas kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi.
“Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga ‘Hyzri Talla’ dhe rruga ‘Xheladin Rekaliu’ në lagjen ‘Bregu i Diellit. Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme”, njofton kompania. /Telegrafi/