Site icon Telegrafi

Dëmtohet gypi i ujit, Klinika e Neurokirurgjisë pezullon përkohësisht programin e planifikuar operativ

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton se gjatë renovimit të sallave të Klinikës së Neurokirurgjisë dyshohet të jetë dëmtuar një gyp i ujit dhe për shkaqe të sigurisë së aparaturës,  rrjedhimisht dhe sigurisë së shëndetit të pacientëve është pezulluar përkohësisht programi i planifikuar operativ jo emergjent, vetëm në këto salla.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se për rastet emergjente gjithçka është e siguruar dhe operohen në kuadër të Klinikës Emergjente.

“Ndërsa, në rast nevoje janë gati për funksionalizim edhe sallat alternative në klinikat e tjera. Janë marrë masat adekuate që situata të tejkalohet pa vonesa të mëdha. Lutemi për mirëkuptimin e të gjithë palëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version