Kompania rajonale e ujësjellsit Prishtina ka njoftuar se është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit në lagjen Hajvali.
Sipas njoftimit të KRU Prishtina, gypi është dëmtuar nga Operatorë të KEDS-it.
“Është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit nga materiali Polietilen me diametër fi 225 mm në fshatin Hajvali, por kësaj radhe nga Operatorë të KEDS-it. Raste të tilla të palëve të tjera, operatorë apo kontraktorë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit ndaj infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Pa ujë të pijshëm deri në orën 01: 00 në mesnatë do të mbesin, Hajvalia, Cagllavica dhe Veterniku në tërësi me të gjitha rrugët e lagjes”, thuhet në njoftim.
Sipas njotimit ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren duke e bërë sërish të pamundurën në rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave të mëdha të lartëcekura./Telegrafi/