Site icon Telegrafi

Dëmtohet gypi në rrugën ‘Luan Haradinaj’, mbesin pa ujë të pijshëm katër lagje të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është dëmtuar gypi i ujit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Sipas KRU-së, deri në sanimin e defektit kanë mbetur pa ujë katër lagje të kryeqytetit.

“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër FI 300 milimetër në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ‘Prishtina’ janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin. Pa furnizim me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit janë lagjja Pejton, lagjja Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version