Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e një dëmtimi të një gypi, lagjja “Dardania”, ka mbetur në tërësi pa ujë të pijshëm
“Sot rreth orës 19:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen” Dardania” në Prishtinë, kësaj radhe nga ndërmarrja Termokos. Tash për tash lagjja ” Dardania” në tërësi është pa ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, transmeton Telegrafi.
KRU “Prishtina”, bën të ditur se ekipet e tyre janë në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit, dhe se sanimi pritet të bëhet sonte në orën 22:00.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e lagjes” Dardania”./Telegrafi/