Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se lagjet “Bregu i Diellit” dhe “Muhaxhirët” mbesin pa ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, kjo ka ardhur pasi është dëmtuar gypi i ujësjellësit.
“Para pak çastesh, palë të treta dëmtuan gypin e ujësjellësit FI 250 milimetra. Pa furnizim me ujë të pijshëm janë lagjet ‘Bregu i Diellit’ dhe ‘Muhaxhirët’ në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit. Në momentin që uji vjen në krojet tuaja, si çdoherë duhet lënë të rrjedhin për pak minuta. Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/