Site icon Telegrafi

Dëmtohet gypi, banorët në rrugët “Llapi” dhe “Ilir Konushevci” mbeten pa ujë të pijshëm deri nesër në mesditë

Për shkak të një dëmtimi të gypit sot në rrugën e “Llapit” në Prishtinë, konsumatorët e kësaj zone kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga ora 18:30.

Dëmtimi i gypit të ujit ka ndodhur nga palë të treta, nërkaq sipas njoftimit të KRU Prishtina sanimi i dëmit nuk mund të bëhet deri në mesditë.

“Për shkak të defektit në gypin e ujit me diametër fi 200 mm në rrugën e ” Llapit” në Prishtinë, defekt i shkaktuar nga papërgjegjësia e palëve të treta, ju njoftojmë se natyra jashtëzakonisht e ndërlikuar e dëmtimit të gypit e bën të pamundur sanimin e tij deri nesër në mesditë”, thuhet në njoftim.

Sipas po të njëjtit njoftim, “Dëmtimi është në murin e pusetës dhe betoni mbi gyp e bën të pamundur sanimin gjatë natës së sonte”.

Pa ujë të pijshëm janë konsumatorët e rrugës së ” Llapit” deri te rruga ” Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Sipas njoftimit ende nuk dihet se kur do të kthehet gjendja në normalitet me furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët duke filluar nga rruga e “Llapit” e deri te ajo “Ilir Konushevci”. /Telegrafi/

Exit mobile version