Site icon Telegrafi

Era dëmton edhe fasadën milionëshe të MEPSO-s që ishte ndërtuar gjatë projektit “Shkupi 2014”

Era e fuqishme që mbrëmë e kaploi Shkupin ka shkaktuar dëme të mëdha.

Një nga objektet që ka pësuar është edhe godina e MEPSO-s, e cila ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Fasada e re e MEPSO-s me shtylla të stilit antik dhe çati të re, kishte kushtuar 11 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Pas erës së fuqishme në Shkup, çatitë e banesave përfunduan në rrugë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, ka publikuar disa fotografi të fasadës së dëmtuar. Ai thotë se pas zgjedhjeve do të kërkojë zgjidhje konkrete për ndërtesat e këtij projekti, që sipas tij paraqesin projekte kriminale dhe jo të sigurta për jetën e qytetarëve./Telegrafi/

 

Exit mobile version