Mbi 300 turistë që ishin nisur për një lundrim me anije, mbetën në brigjet e Borbados për tetë orë, shkaku i dëmtimit të mekanizmit lëvizës të anijes.
Ata janë nisur në orët e mbrëmjes, për ahengun që do të zhvillohej në bord, si pjesë e një festivali muzikor, transmeton Telegrafi.
Dëmtimi sistemit lëvizës, ka bërë që anija të lëkundet dhe të bëjë disa lëvizje të pakontrolluara, si pasojë e të cilave të pranishmit nisën të vjellin dhe mbetën të trullosur.
Pasi kaluan në anijet ndihmëse, shumica prej tyre u desh t’i nënshtrohet tretmanit mjekësor, ndërsa raportohet se asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë problem serioz.
Forcat e rendit po bëjnë hetime, për të parë nëse problemi është shkaktuar nga ndonjë i pranishëm, apo ishte avari që nuk mund të evitohej. /Telegrafi/