Telegrafi

Vidhen dhe dëmtohen bustet në Strugë

Busti i poetit maqedonas Sllavko Janevski është zhdukur piedestali si pjesë e Rrugës së poetëve afër lumit Drin në Strugë. Po ashtu edhe bustet e poetëve Aco Shopov dhe Sergen Esenin janë dëmtuar duke u përpjekur për t’i shqyer.

Vjedhja në stacionin policor në Strugë është denoncuar nga drejtori i MSP-së, Todorçe Tasevski.

“Ne dënojmë ashpër aktin vandal të vjedhjes së bustit të poetit tonë të shquar Slavko Janevski, si dhe tentativën për të vjedhur bustet e poetëve Aco Shopov dhe Sergej Esenin.Ngjarja është denoncuar në polici, dhe presim të gjenden autorët e këtij vandalizmi”, thuhet në reagimin e Komunës së Strugës.

Ata shtojnë se bustet e poetëve Aco Shopot dhe Sergej Esenin do të zhvendosen përkohësisht deri sa të kryen punët teknike për fiksimin e tyre më të fortë në piedestale./Telegrafi/