Telegrafi

Dëmtohen disa lokale dhe makina në veri të Kosovës

Në këtë mënyrë ata kanë protestuar kundër plagosjes së një të riu serb, në orët e pasdites të së martës.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka njoftuar se dy të rinj shqiptarë janë arrestuar si të dyshuar për këtë sulm, ndërsa po tentonin të iknin nga vendi i ngjarjes.

Sipas Hotit, tek ata është gjetur një thikë, me të cilën policia beson se është plagosur i riu serb. Të dyshuarit po mbahen në paraburgim, ndërsa viktima po trajtohet në spitalin serb në veri të Mitrovicës.

Pas vënies së zjarrit ndaj lokaleve, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe pjesëtarët e policisë. Këta të fundit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcës paqeruajtëse të NATO-s për të mos lejuar përshkallëzimin e gjendjes. /bbc/telegrafi/