Telegrafi

Dëmtimi i rëndë i Demba, menaxheri ka një lajm të mirë për senegalezin

Sulmuesi i Shanghai Shenhua, Demba Ba, mund të kthehet në fushë përsëri dhe këtë e konfirmon menaxheri i tij Alexandre Gontran.

Ish sulmuesi i Chelseat ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm në ndeshej të vlefshme për Superigën kineze, kundër Shanghai SIPG.

Ai mund të kthehet në fushë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

“Këmba e Demba tani është mirë. Ai është mësuar me këso dëmtimesh, pasi edhe 10 vite më parë kishte thyer tibinë (ashti i kërcirit)”.

“Atij i duhet pak kohë që të marr veten dhe të kthehet më i fortë se kurrë”.

Lexo po ashtu Demba Ba i madh, fal atë që i theu këmbën (Video)

 

Operimi do të bëhet të hënë nga një mjek francez. Ne besojmë që do të kthehet në sezonin e ardhshëm në mars. Klubi është duke bërë gjithçka për Demban dhe ne ju jemi mirënjohës”, ka thënë menaxheri i lojtarit.

Ishte vetë Demba Ba që kishte thënë se nuk mendon ta përfundojë karrierën. /Telegrafi/