Site icon Telegrafi

Dëmtimi që për pak e la Cazorlan pa një këmbë – Mund të mos luajë më kurrë futboll, por ai beson që do të rikthehet (Foto)

Cazorla tani 32-vjeç nuk ka luajtur për Arsenalin që nga tetori i vitit  2016, por ai ka pasur një problem më të madh se lëndimi i këmbës. 

‘Thembra e Akilit’ i ka shfaqur problem ish lojtari të Villarrealit, pasi ai është dashur ta operoj dy herë.

Por operimi i fundit i ka sjell një problem të madh, pasi i është infektuar.

Mesfushori u desh të operohet tetë herë në thembër, ndërsa është dashur të merret lëkura nga dora, për ta mbuluar pjesën e lëndimit në këmbë.

Lëkura që iu mor nga dora

Cazorla ka folur për eksperiencën e keqe në një intervistë për gazetën spanjolle Marca .

“Doktori më tha se nëse unë do të isha në gjendja të ecja me fëmijët e mi në kopsht duhet të isha mirënjohës”.

Gjendja e këmbës aktualisht

“Problemi ishte se nuk u shëruan plagët dhe u rihapen, pastaj u infektuan”.

Cazorla nuk ka mundur të luajë shkaku i dëmtimeve (Getty Images)

Cazorla punoi me mjekun spanjoll Mikel Sanchez gjatë gjithë këtij makthit të tij. Mjeku specialist nuk kishte pasur asnjëherë në jetë një rast të tillë në karrierë.

“Ai pa që kisha një infeksion të madh, se kisha dëmtuar një pjesë të kockave dhe kisha dëmtuar thembrën e Akilit”.

Santi Cazorla kërkon rikthimin në janar (Getty Images)

Tani mbetet për t’u parë nëse Cazorla do të jetë ndonjëherë në gjendje të kthehet të luajë futboll, edhe pse ai beson në një rikthim në janar. /Telegrafi/

Exit mobile version