Telegrafi

Dëmtimi horror i tenistes amerikane: Kundërshtarja nuk u beson syve (Video)

Një dëmtim i rëndë ka ndodhur në një prej ndeshjeve të rrethit të dytë të Wimbledonit.

Tenistja amerikane Bethanie Mattek-Sands është dëmtuar gjatë pikës së fundit të “tie break” në setin e dytë, në ndeshjen me rumunen Sorana Cirstea.

Teksa po i afrohej rrjetës gjatë një shkëmbimi topash, gjuri i djathtë i Mattek dëmtohet me tenisten që nis të ulërijë në fushë, duke kërkuar ndihmë.

“Ju lutem më ndihmoni, më ndihmoni, më ndihmoni!”, ishin ulërimat e Bethanie Mattek-Sands, ku e para që iu afrua ishte rivalja e saj rumune, që nisi të qante dhe më pas mbërriti bashkëshorti i saj Justin dhe stafi mjekësor.

Tenistja ka qëndruar për gati 20 minuta në fushë, ku ka marrë ndihmën e parë, përfshi edhe një frymëmarrje me ndihmën e oksigjenit dhe më pas u transportua në spital. /telesport/