Vetitë shëruese të cilat i posedojnë mollët e freskëta dhe domatet mund ta ngadalësojnë plakjen natyrale të mushkërive dhe t’i riparojnë dëmtimet e shkaktuara nga pirja e duhanit, thonë shkencëtarët.
Shkencëtarët thonë se pemët, në veçanti mollët, janë të mbushura me kimikale të mrekullueshme të cilat ofrojnë efekte mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
T’i ngrënit të paktën dy domate dhe tri rriska të ndonjë peme si pjesë e shujtave ditore, ofrojnë përfitime mbresëlënëse.
Ekspertët zbulojnë se reduktimi natyral në funksionin e mushkërive përgjatë një periudhe 10-vjeçare është ngadalësuar te ish- duhanpirësit të cilët kanë ngrënë ushqime të natyrës.
Profesoresha Vanessa Garcia-Larsen thotë se ky studim tregon që konsumimi i mollëve dhe domateve mund të ndihmojë në riparimin e mushkërive te personat të cilët kanë ndaluar konsumimin e duhanit.
Por, e mira është se dietat e pasura me pemë mund ta ngadalësojnë procesin natyral të plakjes së mushkërive edhe nëse nuk keni konsumuar asnjëherë duhan. /Telegrafi/